Përmbledhja e këngëve ku Ramush Haradinaj i këndon Kosovës

Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka një hobi interesant që nuk ka të bëjë me armët apo sportet luftarake.

Pasioni i kryeministrit të Kosovës për këndim nuk është i fshehur, pasi që janë bërë të shpeshta rastet kur Haradinaj në pjesmarrjet në emisione  këndon këngë patriotike.

“O moj Kosovë, o moj bukuroshe” janë vargjet e kësaj kënge që kryeministri i vendit këndon më së shpeshti qoftë në odë me burra apo në emisione për fëmijë.

 

Së ka shumë dëshirë të këndoj por që nuk shquhet për këtë, e kishte pohuar vet ai në një intervistë të dhënë në TopChannel, duke e shoqëruar me ritmet e këngës ‘Shqipëri moj trime, të ka zili bota’.

Përveç pjesmarrjeve të tij, me tema jashtë kornizës politike, kryeministri të premten ka shfrytëzuar rastin ku gjatë pritjes së arbëreshëve të Italisë, të cilët kishin ardhur për vizitë në Kosovë të këndojë një këngë ‘dashurie’.

Pritjes së tyre me ceremoni shtetërore të mbajtur në një hotel në Kosovës, i pari i Ekzekutivit u siguruar që të i argëtoi me këngën “Kah po shkon moj zanë”.