Ilustrim

Përgjysmohet numri i golf 2-shëve në Kosovë

Mbi 11 mijë kosovarë këtë vit kanë hequr dorë nga vetura Golf mk2 i njohur si ‘Golf 2’ i markës ‘Volkswagen’.

Të dhënat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë se këtë vit janë 12 mijë 952 copë, për dallim nga viti i kaluar në të cilin ishin 24 mijë e 202 Golf 2 apo rreth 10% nga rreth 250 mijë makina të regjistruara në vend.

Për më shumë se tri dekada, qytetarët e Kosovës kanë gjetur besimin në këtë vit e që gjithashtu ndër vite edhe është konsideruar si një veturë komode dhe ekonomike.

Në vendin tonë një veturë e tillë mund të blehet me një çmim deri 1000 euro.

Me 120 kg kapacitet, Golf 2sh ka arritur që të prijë listave dhe të fitoj çmimet si ‘Vetura e vitit’.

Në vitin 1984 është zgjedhur si ‘Vetura Evropiane e vitit’. Ndërsa në vitin 1985, revista britanike automobilistike ‘What Car? i dha Golf Mk2 në vitin 1985 çmimin “Makina e Vitit”, edhe pse në të vërtetë kishte dal në tregun e Mbretërisë së Bashkuar në fillim të vitit të kaluar. Në Britani arriti kulmin në më shumë se 50,000 shitje në vit deri në fund të dekadës.

Golf mk2 ka dal në qarkullim në shtator të vitit 1984 në Frankfurt të Gjermanisë dhe ndërpreu prodhimin në vitin 1992, ku gjatë kësaj periudhe janë krijuar 6,3 milion të tilla.

Marka ‘Volkswagen’ nga Gjermania ka prodhuar këtë model edhe në Belgjikë, Jugosllavi, ShBA, Meksike, Afrikë të Jugut dhe në Austri.

KALLXO.com kishte raportuar edhe në vitin e kaluar për numrin e shumë veturave që dominojnë në vendin tonë.

Sa Golf 2 janë në Kosovë