Përfitimet Shëndetësore nga Mollët

Duke përmbajtur vitamina, antioksidantë dhe fibra, mollët janë një nga frutat tona të preferuara të shëndetshme. Zbuloni çfarë tjetër i bën mollët të mira për ju.

Të lira për tu blerë, mollët vijnë në një sërë ngjyrash varësisht nga shumëllojshmëria (prej të cilave ka rreth 2000) nga të verdhat e zbehta, të gjelbërtat e deri tek të kuqet. Shijet dhe cilësia e tyre varion gjithashtu, nga ato të lëngëta, të forta dhe nga ato të ëmbla tek ato të tharta. Për shkak të larmisë së madhe të mollëve në dispozicion, ju mund të blini mollë gjatë gjithë vitit, por tradicionalisht mollët janë në sezonin nga shtatori deri në muajin shkurt.

Përfitimet ushqyese nga mollët

Mollët janë jashtëzakonisht të pasura me antioksidantë që ndihmojnë për të mbrojtur qelizat tona nga dëmtimet radikale të shkaktuara nga faktorë të tillë si ndotja, tymi i cigareve, rrezet UV dhe madje edhe inflamacioni brenda trupit, shpesh si pasojë e një diete të dobët ose disa ilaçeve.

Mollët gjithashtu përmbajnë fibra dietale të nevojshme për të mbështetur një sistem të shëndetshëm të tretjes, si dhe vitaminat A dhe C që mbështesin sistemin imunitar, vitaminën K që është e nevojshme për mpiksjen e gjakut, biotinën (vitamina B7) që ndihmon për të mos u shëndoshur dhe  jodin i cili është i përfshirë në funksionim të shëndetshëm të tiroideve.

Ju mund ta keni dëgjuar proverbën e vjetër, ‘një mollë në ditë e mban mjekun larg’, por a ka lidhje vërtet mes ngrënies së mollës dhe një shëndeti të përgjithshëm të mirë?

A mund të jenë mollët e mira për uljen e kolesterolit?

Molla përmban pektin, një fibër natyrale që gjendet në shumicën e bimëve dhe disa hulumtime të kohëve të fundit nga ‘Journal of Nutrition’ treguan se ngrënia e mollëve të pasura me pektin kishte një efekt të uljes së kolesterolit në mënyrë të shëndetshme, krahasuar me lëngun e mollës që nuk e bënte. Një studim i gazetës së Akademisë së Ushqimit dhe Dietetikës gjithashtu tregoi se si konsumimi i rreth 75g mollë të thata (rreth dy mollë) ndihmuan në uljen e kolesterolit tek gratë pas menopauzës.

A mund të të mbrojnë mollët nga diabeti?

Molla kanë indekstë ulët të glykemisë në sajë të përmbajtjes së tyre të fibrave. Kjo, së bashku me përmbajtjen e lartë të flavonoideve, mund të ndihmojnë në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës, e cila është e rëndësishme si për menaxhimin e peshës dhe parandalimin e diabetit.

A mund ta parandalojnë mollët trashjen?

Studimet e kafshëve kanë treguar se lenda i nxjerrë nga mollët mund të ndihmojë në rregullimin e mikrobeve të zorrëve (baktereve të zorrëve), të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e obezitetit dhe çrregullimeve të tjera inflamatore. Sidoqoftë, duhen më shumë kërkime para se të njëjtat kërkesa të mund të demonstrohen tek njerëzit.

A mund të të mbrojnë mollët nga sëmundjet e zemrës?

Mollët përmbajnë komponime mbrojtëse të tilla si kuerketinë, një antioksidant. Hulumtimet nga ‘American Journal for Nutrition Clinical’ zbuluan se njerëzit me nivele më të larta të kuerketinës (kryesisht përmes ngrënies së mollës) kishin rrezik më të ulët për disa sëmundje kronike duke përfshirë edhe sëmundjet e zemrës.

Si t’i blejmë, ruajmë dhe gatuajmë në mënyrën më të mirë mollët?

Aty ku është e mundur, ideja më e mirë është të blihen mollët organike pasi hulumtimi ka treguar se ato mund të kenë antioksidantë më shumë krahasuar me varietetet jo-organike. Mbajtja e tyre në frigorifer do t’i mbajë ato më të freskëta për më shumë kohë, por ato edhe natyralisht qëndrojnë shumë pa u prishur, afat që zgjatë mesatarisht disa javë, kështu që nëse nuk i mbani ato në frigorifer, ruani ato në hapësira të errëta dhe të ftohta.

Si krahasohen mes vete përfitimet ushqese të varieteteve të ndryshme të mollëve?

Të gjitha mollët kanë përfitime ushqyese dhe mund të konsumohen si pjesë e një dietë të ekuilibruar, të shëndetshme. Megjithatë, ka disa dëshmi për të sygjeruar se mollët ‘Granny Smith’ mund të jenë në krye të listës.

Po çfarë në lidhje me lëngun e mollës?

Një gotë lëng molle prej 150ml pa konzervues nuk krahasohet me pesë në ditë, por mund të llogaritet si maksimumi i një porcioni, pa marrë parasysh sa pini. Vlen që të mirret parasysh se sheqeri nga lëngu i mollës absorbohet shpejt në qarkullimin e gjakut, pasi procesi i lëngëzimit liron sheqernat dhe largon fibrat. Shoqata britaneze e dhëmbëve ju rekomandon që të pini lëng molle gjatë ngrënies për të zvogëluar rrezikun e prishjes së dhëmbëve./bbc