Për dy vjet, Kosova bleu rreth 4 milionë kilogramë çaj nga Shri Lanka

Në dy vitet e fundit, në Kosovë hynë rreth 4.4 milionë kilogramë çaj në vlerë prej 16.5 milionë euro, duke kontribuuar me rreth 4.9 milionë euro të hyra në buxhet nga taksimi tyre.

Mbi 90 për qind e importit të çajit është nga shteti i Shri Lankës.

Nga të dhënat e siguruara nga Dogana e Kosovës, KALLXO.com ka analizuar importin e produktit të çajit dhe impakti këtij lloj importi në të hyrat buxhetore të vendit.

Në Republikën e Kosovë, në vitet 2016 dhe 2017-të kanë hyrë rreth 4.4 milionë kilogramë çaj me vlerë të përgjithshme prej 16.5 milionë euro. Nga importi i kësaj sasie çaji u volën 4.9 milionë euro taksa ku 33 për qind e këtyre mjeteve apo 1.6 milionë euro  vijnë nga taksa doganore dhe 67 për qind apo 3.3 milionë euro nga TVSh-ja (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar).

Në vitin 2016, Kosova importoi 1.9 milionë kilogramë çaj në vlerë prej 6.8 milionë euro. Nga importi i çajit në këtë vit, në arkën e shtetit u grumbulluan mbi 2 milionë euro taksa ku nga to ishin 668 mijë e 846 euro nga tatimi doganorë dhe mbi 1.3 milionë euro nga TVSh-ja.

Në anën tjetër në vitin 2017 importi i çajit shënoi rritje. Importi i çajit ishte rreth 2.5 milionë kilogramë në vlerë rreth 9.7 milionë euro. Nga importi i kësaj sasie u grumbulluan rreth 2.9 milionë euro taksa. Këto të hyra përbënin nga tatimi doganorë me rreth 1 milionë euro dhe TVSh-ja rreth 1.9 milionë euro.

Çmimi mesatarë për kilogramë si raport i vlerës së importit me sasinë e saj pa përfshirë taksat rezulton të jetë 3.53 euro/kg në vitin 2016.

Për dallim nga viti 2016, në vit më vonë një kilogramë çaj mund të blihej nga jashtë për 3.92 euro/kg.

Ky ndryshim paraqet një shtrenjtim të çajit për 39 centë shprehur në përqindje paraqet një rritje prej 11 për qind.

Të dhënat nga Dogana tregojnë se importi i çajit  në vitin e kaluar ishte më lartë në raport me një vit më parë në diferencë mbi 545 mijë e 602 kilogramë që i bie që pati  një rritje prej 28 për qind  po vlera e saj ishte më e lartë për 2.9 milionë euro mbi 42 për qind më shumë duke mbledhur kështu mbi 858 mijë euro më shumë taksa në kufi.

Cilat shtete i shesin çaj më shumë Kosovës?

Partneri kryesor i Kosovës për çaj është Shri lanka. Ky vend për dy vite e fundit eksportoi për në Kosovë mbi 3.9 milionë kilogram çaj  me vlerë mbi 14.8 milionë euro, duke u renditur më pas por me sasi më të vogël India me mbi 196 mijë kilogramë çaj në vlerë mbi 567 mijë euro dhe Vietnami me mbi 153 mijë kilogramë çaj në vlerë mbi 373 mijë euro

Nga vendet e rajonit, për dy  vitet e fundit 2016 dhe 2017 u importuan rreth 29 mijë e 422 kilogramë, që përbën 0.7 për qind të importit të përgjithshëm të çajit për periudhën dy vjeçare.

Nga Shqipëria u importuan 3 mijë e 68 kilogramë çaj në vlerë prej 28 mijë e 422 euro , Maqedonia 4 mijë e 871 kilogramë me vlerë 62 mijë e 367 euro , Kroacia me 1 mijë e 438 kilogramë në vlerë prej 23 mijë e 940 euro dhe Bonja e Hercegovina me 103 kilogramë në vlerë prej 1 mijë e 450 euro.

Kallxo.com gjithashtu shkroi lidhur importin e kafes ku për dy vitet ne Kosovë ku sillej  rreth 15.3 milionë kilogramë në vlerë prej 36 milionë euro duke kontribuuar me rreth 10.4 milionë euro të hyra në buxhet nga taksimi i tyre.

https://kallxo.com/kosova-importon-mbi-7-6-milione-kilograme-kafe-ne-vit/