Për cilat sëmundje praktikohet Holter Ekg?

Holter Ekg është një aparaturë e cila shërben për regjistrimin e aktivitetit të zemrës për 24 ose 48 orë.

Kjo pajisje mund të përdoret duke vendosur disa elektroda dhe një aparaturë të vogël me një mbajtëse të saj.

Pacienti është mjaft komod dhe regjistrimi bëhet pa pengesa, ku pacienti për 24-48 orë kryen aktivitete ditore normale.

Janë shumë raste në të cilat mund të përdoret kjo aparaturë e cila gjendet edhe në ‘Olive medical & laboratory’ në Prishtinë.

Kjo aparaturë mund të përdoret te pacientë me të rrahura te çrregullta të zemrës (të vazhdueshme apo të shkurtra), tek pacientë me frymëzënie dhe episode të lodhjes, tek pacientë me marramendje apo humbje të shkurtra të vetëdijes, e te ata që përdorin medikamente për rregullim të ritmit të zemrës.

Po ashtu mund të përdoret edhe për diagnostifikimin e sëmundjeve iskemike të zemrës si dhe te pacientë të cilët kanë të vendosur aparatura në zemër.