Pema më Spektakolare e Krishtlindjeve

Kjo pemë është zbukuruar me 70 mijë drita.

Në mbrëmjen e 1 dhjetorit të vitit 2017, në Vilnius filloi zyrtarisht sezoni i Krishtlindjeve, kur pema e Krishtlindjeve u ndez në Sheshin e Katedrales.

Vitin e kaluar Vilnius kishte një nga pemët më të bukura të Krishtlindjeve në botë, kështu që këtë vit kryeqyteti i Lituanisë ka përgatitur përsëri një surprizë të madhe për të gjithë qytetarët.

Pema e Krishtlindjeve e pabesueshme dhe frymëzuese është ndriçuar me më shumë se 70 mijë drita.

Pema e Krishtlindjeve 2017 ka më shumë dritë se Pema e Krishtlindjeve e vitit të kaluar me lartësi të mahnitshme prej 27 metrash dhe me 2700 lodra të Krishtlindjeve mbi të dhe gjithsej 70,000 llamba ndriçuese.

Thuhet se Pema e Krishtlindjeve e Vilniusit të këtij viti është aq e ndritshme sa është e dukshme me sy të lirë për të gjithë që fluturojnë mbi kryeqytetin e Lituanisë./21Media