Pëllumbi që u shit 1.25 milion euro

Një pëllumb është shitur për një shumë rekorde – 1.25 milion euro.

Shtëpia e ankandit Pipa e quajti Armandon “pëllumbi më i mirë belg i distancave të të gjitha kohërave”. Ai gjithashtu është quajtur “Lewis Hamilton i pëllumbave”.

Para kësaj shitjeje, rekordi ishte 376,000 euro. Megjithatë, Pipa thotë se ky rekord është thyer në ditën kur Armando është vendosur në ankand, raporton BBC.

Kampioni, i cili mbush pesë vite këtë vit, tani po shijon pensionin e tij dhe ka tashmë disa pasardhës.

“Ishte ndjenjë joreale, diçka e pazakonshme”, tha Nikolaas Gyselbrecht, drejtori ekzekutiv i Pigeon Paradise, Pipa  tha për BBC-së gjatë momentit kur u dha një ofertë prej më shumë se 1 milion euro.

“As në ëndrrat tona më të çuditshme nuk kishim shpresuar kurrë për një çmim të tillë. Shpresuam që nga rreth 400,000 deri në 500,000 euro, dhe 600,000 euro ishte vetëm një ëndërr”.

Gyselbrecht tha se dy blerës nga Kina përfunduan në një luftë oferte, duke u kaluar nga 532,000 deri në 1,25 milion euro në më pak se një orë.

Ai thotë se çmimi i zakonshëm për një pëllumb garash është rreth 2,500 euro, raporton BBC.

Por, Armando nuk është një pëllumb i zakonshëm. Tri garat e fundit të karrierës së tij ishin Kampionati i Ace Pigeon 2018, Olimpiada e pëllumbave 2019 dhe Angoulême – dhe ai i fitoi të gjitha.