Pasuria e Zekë Sinanajt

Debat Pernime,  ju sjell pamje të pasurisë familjare të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës.

Zekë Sinanaj, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Deçanit ka prezantuar pasurinë e tij përmes intervistës me bashkëshorten në Debat Pernime.

Nushe Sinanaj tregoi se çka posedojnë familja deri më tani.

“Ne e kemi këtë banesë, kemi një shtëpi në fshatin Isniq, në emër të Zekës. Ne e kemi vetëm një veturë, Golf 4 që e vozisim të gjithë”, tha Sinanaj.

Ajo po ashtu foli rreth aktiviteteve të familjes në kohën e lirë dhe kontributin e bashkëshortit për vendin në kohën e luftës.

“Kohën e lirë zakonisht lexon, vikendeve jemi në fshat. Në luftë ka qenë i angazhuar si reporter në zonën e Dukagjinit”, tha ajo.