A Pastrohen Duart më Mirë me Ujë të Ftohtë apo të Nxehtë ?
Shkencëtarët amerikanë thonë se teoria që uji i nxehtë mbyt më shumë baktere se uji i ftohtë, nuk është e qëndrueshme.
Një studim i vogël me 20 persona zbuloi që përdorimi i ujit me temperaturë 15 gradë celcius pastronte duart njësoj si uji i ngrohtë 38 gradë celcius.
Raporti i publikuar në Revistën ‘The Journal of Food Protection’, thotë se ky studim mund të ndikojë në uljen e faturave të rrymës elektrike nëpër restaurant.
Ata rekomandojnë që duart mund të lahen edhe në ujë të ftohtë apo të ngrohtë.
Largimi i baktereve
Në këtë studim, shkencëtarët në Universitetin e Rugters-New Brunswick, dëshironin të kuptonin nëse supozimet e përgjithshme se uji i ngrohtë apo i nxehtë ka benefite sic është proklamuar në industrinë e ushqimit në SHBA.
Ata kërkuan prej 20 personave që ti lanin duart 20 herë secili me ujë në temperaturë 15 gradë celcius, 26 gradë celcius, dhe 38 gradë celcius.
Vullentarët gjithashtu u kërkuan që të eksperimentojnë me sasi të ndryshme të sapunit.
Para se të fillonin testimit, duart e tyre ishin mbushur me baktere të padëmshme.
Hulumtuesit thonë se nuk pati dallim në numrin e baktereve apo insekteve që u larguan varësisht prej temeperaturës së ujit apo sasisë së sapunit.
“Njerëzit duan të ndihen komodë kur i lajnë duart por sa i përket efikasitetit, ky studim tregon se temperatura e ujit të përdorur nuk ka rëndësi “, tha Profesori Donald Schaffner për BBC.
Gjithsesi, hulumtuesit pranojnë se studimi i tyre është i vogël dhe thonë se duhet hulumtim më i zgjeruar për të konstatuar mënyrat më të mira të largimit të baktereve të dëmshme.
Në Mbretërinë e Bashkuar, ekspertët thonë se njereëzit mund të përdorin ujë të ftohtë apo të nxehtë për të larë duar.
Ata thonë se duart duhet të lahet së paku 20 sekonda dhe theksojnë rëndësinë e përdorimit të sasisë së mjaftueshme të sapunit për të mbuluar të gjithë hapësirën e duarve.
Udhëzimet e tyre fokusohen në fërkimin e duarve së bashku në mënyra të ndryshme për tu siguruar se secila pjesë e duarve është e pastër.