Xhevahire Izmaku

Pasaktësia Historike e Xhevahire Izmakut

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku, që edhe tani është kandidate e PDK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës ka postuar një fotografi në Facebook duke ia bashkangjitur edhe një rrëfim të saj për një vizitë që e ka bërë në pjesën veriore të Kosovës.

“Në vitin 1998 une po punoja gazetare e RTV 21 dhe isha në pjesën veriore duke marrë pjesë bashkë me KFOR-in në zhvarrimin dhe identifikimin e kufomave”, thuhet në rrëfimin e Izmakut.

Mirëpo si duket Izmakut iu kanë ngatërruar vitet, pasi që KFOR-i ka hyrë në Kosovë për herë të parë në qershor të vitit 1999.