Pas lëndimit Ronaldo tregon se kur do të kthehet

Portugalia mbrëmë nuk arriti më shumë se një barazim 1-1, ndaj Serbisë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020.

Serbia kaloi në epërsi me Dusan Tadiçin në minutën e 7’.

Për portugezët u keqësuan punët në minutën e 30’, kur Cristiano Ronaldo u largua nga loja pas një tërheqje muskulare që e pësoi.

Pas ndeshjes, portugezi Ronaldo tregoi se nuk është i brengosur nga lëndimi dhe pritet të kthehet brenda një ose dy javësh.

‘’Lëndimi im? Nuk jam i brengosur. E njoh mirë trupin tim dhe e di se pas një ose dy javësh do të jem i gatshëm të luaj përsëri’’, i ka thënë Ronaldo mediave portugeze.

Kjo deklaratë i ka qetësuar tifozët e Juvenusit, të cilët shpresojnë që portugezi të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Ajaxit në çerekfinale.

Ndeshjen e parë Juventusi e zhvillon si mysafirë në Amsterdam me 10 prill.