Pas 4 humbjeve dhe 2 barazimeve, Gjilani më në fund fiton (Foto)

Gjilani ka arritur ta gjejë rrugën e fitoreve pas katër humbjeve dhe dy barazimeve, duke e mposhtur KEK-un me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0.

Gjilani e gjeti rrugën e golit në minutat shtesë me Shpend Asanin.

Në minutën e 90+5, Wilber Perez e dyfishoi epërsinë.

Pas kësaj fitoreje Gjilani mbetet në vendin e pestë me 32 pikë.

Ndërsa KEK-u, mbetet në vendin e fundit me 1 pikë.