Moti- Diell- vranesira

Parashikimi i motit

Sot, mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Në orët e pasditës mund të ketë vranësira, por ato do të jenë kalimtare. Temperaturat do të lëvizin në mes 16 e 30 gradë Celsius. Të mërkurën, po ashtu pritet të kemi mot kryesisht të kthjellët, kurse tamperaturat do të shënojnë ngritje, ato do të sillen në mes 17 e 31 gradë Celsius. Presioni i lartë atmosferik dhe vala e ajrit të nxehtë nga Afrika e veriut, tashmë po veprojnë edhe mbi rajonin tonë, kështu gjatë ditëve në vijim parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët me temperatura, që do të sillEn në mes 17 e 32 gradë celsius, pra, pak mbi mesataren për ketë periodë të vitit. Mund të ketë vranësira kalimtare, por ato kryesisht do të paraqiten në orët e pasditës

Akil Gjakova

Xhudisti, Akil Gjakova është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për veprën penale “dhunë në familje”.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e Akil Gjakovës.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion përvendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; [email protected]”-  thuhet në njoftimin e organeve të rendit.

 

Akil Gjakova

Gjakova siç mëson KALLXO.com, i kishte thënë policisë së do paraqitej me avokatin e tij e më pas policia kishte kërkuar edhe në shtëpinë e tij, por nuk e ka gjetur.

Ai është kërkuar për arrestim, por në bazë të një njoftimi të Federatës së Xhudos të cilin e ka bërë publik në faqen zyrtare në Facebook, Akil Gjakova shihet se aktualisht është jashtë Kosovës në një stervitje në Hungari.

KALLXO.com ka siguruar edhe ankesën që ka ushtruar ish-bashkëshortja e xhudistit Akil Gjakova.

Në bazë të dosjes, më 13.04.2024 policia kishte pranuar një informacion përmes linjës 192 nga ankuesja S.Gj për dhunë në familje.

Ajo bashkë më fëmijënn 3-vjeçar janë dërguar në Stacion policor pasi kanë dalë ekipet në vendin e ngjarjes dhe aty është intervistuar.

Dhuna fizike e cila dyshohet se u përdor nga Gjakova ndaj bashkëshortes së tij me të cilën është në proces divorci, sipas dosjes, ka ndodhur gjatë vitit 2023.

Prokuroria urdhëron arrestimin e Akil Gjakovës

 

Policia autorizohet për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova, dyshohet për dhunë në familje