Parashikimi i motit, sërish priten reshje të borës

Foto: KALLXO.com

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira. Vranësirat gjatë dy ditëve të para të javës mund të shoqërohen me reshje të dobëta bore.

Më tej, masat e ajrit do të jenë pak sa më të ngrohta duke ndikuar në ngritjen e grafikut të temperaturave maksimale, por vranësirat herë-herë do të fuqizohen në periudha të ndryshme kohore duke mundësuar të kemi edhe reshje të dobëta shiu. Sipas parashikimeve java e fundit e stinës së vjeshtës do t’i ngjasojë periudhës dimërore sa i përket gjendjes meteorologjike, pasi që temperaturat minimale do të zbresin nën vlerat e mesatareve të viteve tjera, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë deri -7 gradë Celsius.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Ramiz Lladrovci premton hapjen e kontratave

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend