Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe me intervale me diell.

Reshjet më të theksuara do të jenë ditën e hënë, më tej do të ketë vetëm riga të izoluara shiu dhe në territore të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Deputetet, PDK

Grupi Parlamentar i PDK-së. Foto: Kuvendi i Kosovës

Tri partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, PDK, LDK dhe AAK kanë kërkuar të mbahet debat për të gjeturat e raportit të Departamentit amerikan të Shtetit(DASH), në seancën e mbajtur më 25.04.2024.

Por, ky propozim nuk ka marrë votat e nevojshme për të hyrë në rend të ditës të seancës së sotme për shkak të kundërshtimit të deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci konstatoi që më 26 vota për dhe 40 kundër, propozimi nuk kalon.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiti, i cili e inicioj kërkesën për debat, tha se DASH-i ka prezantuar një raport me të gjetura mjaft shqetësuese për qeverinë dhe institucionet e Kosovës.

“DASH ka prezantuar raport me të gjetura mjaft shqetësuese për qeverinë dhe institucionet e Kosovës, ku përshkruhet edhe numri i ministrave që janë të përfshirë në afera korruptive. Nga 15 ministra, 5 prej tyre janë nën hetime. 1/3 e qeverisë janë në hetime. Përshkruhet dhuna ndaj gazetarëve, po ashtu dhuna ndaj gruas”- tha ai.

Nisur nga kjo, Tahiri tha se është e rëndësishme që ky raport të trajtohet në seancë.

Kryetari i GP të LDK-së, Arben Gashi, nga ana e tij tha se shumica parlamentare e ka pamundësuar funksionin mbikëqyrës të Kuvendit.

“Ky institucion më se paku është përfaqësues dhe shumë pak është institucion mbikëqyrës, sepse kjo shumicë parlamentare ka pamundësuar funksionin mbikëqyrës të këtij institucioni. Ne duhet të flasim për censurën dhe kufizimin e mediave. Raporti flet edhe për kushtet në burgje të Kosovës, ku thotë se nuk ka hapësirë të mjaftueshme, ajrim e të tjera”- tha ai.

Ndërsa, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri e ka quajtur serioz klasifikimin e Kosovës në këtë raport.

“Në histori të Kosovës asnjëherë qeveria nuk ka marrë klasifikim kaq të rendë, serioz, kaq të keq në raport me gjendjen e vendit tonë. Ju lutem hapni vetëm faqen e parë që flet për korrupsion serioz në qeveri”- u shpreh ai.

E kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila propozoi që për shkak të rëndësinë, debati për raportin e DASH-it të diskutohet në një seancë të veçantë.

“Të gjeturat e këtij raporti kanë qenë gjithmonë të rëndësishme por edhe hapësirën për diskutim. Duke ditur rëndësinë dhe peshën dhe jo vetëm në elemente që u përmenden nga pozicioni opozitar. Doja veja në spikamë opinionit publik flet në detaje për lëshimet e sistemit të drejtësisë në vitet e mëhershme në raport me vrasjet e grave”- tha ajo.

Problemet serioze në pavarësinë e gjyqësorit, kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe të mediave, përfshirë kërcënime apo dhunë kundër gazetarëve, dhe dhuna me bazë gjinore, janë përmendur vetëm disa prej problemeve me të cilat vazhdon të përballet Kosova, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për vitin 2023, sa u përket të drejtave të njeriut në botë.

Në raport është përmendur se më 2023 nuk është raportuar për ndonjë ndryshim të madh sa i përket situatës me të drejta të njeriut në Kosovë.