Parashikimi i motit për ditët e vikendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat për motin gjatë fundjavës.

Situata meteorologjike vazhdon të mbetet e pandryshuar edhe për këto dy ditët e fundit të stinës së verës.

Gjatë ditës parashihet të ketë vranësira , më të theksuara në pjesën e dytë të ditës, por nuk parashikohen reshje të çfarëdo forme.

Temperaturat mbeten konstante me ato të ditëve të fundit.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.