Foto: KALLXO.com

Parashikimi i motit, ngrica dhe reshje bore

Mbi vendin tonë po mbanë mot i ftohtë, me ngrica dhe kohë pas kohe me reshje bore.

Masat e ftohta ajrore që kanë filluar të shtrihen mbi rajon do të mbeten edhe ditëve të para të javës, ndërkohë që nga Atlantiku një tjetër vorbull ciklonike do të depërtojë në jug të rajonit, ku mbi vendin tonë do të sjellin kushte për të reshura bore.

Nën kushtet kur parashikohen mundësi për mjegull dhe mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten në të pashëndetshme.