Pastrimi i rrugëve nga bora

Parashikimi i motit, deri të dielen temperaturat deri në -13 gradë

Nga e mërkura deri të dielën temperaturat shkojnë deri në -13 gradë.

Mbërrin i ftohti siberian. Duke filluar nga e enjtja, i gjithë vendi do të përfshihet nga temperatura ekstremisht të ulëta, ku në zonat malore do të arrijnë deri në -13 gradë, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta do të arrijnë deri në -4 gradë.

Nga mesnata e së martës ulja e temperaturave me 4 gradë Celcius do të shoqërohet edhe me reshje shiu dhe dëbore vetëm gjatë orëve të natës. Masat e ftohta që vijnë nga Lindja do të prekin të gjitha zonat nga veriu ne jug, duke përfshirë edhe rajonet bregdetare.

I gjithë vendi do të përfshihet nga era të forta dhe sipas sinoptikëve kjo situatë e motit pritet të vijojë për disa ditë.

Qytet më të ftohtë do të jenë Peshkopia, Puka, Erseka dhe Korça me -11 gradë Celcius. I ftohti polar do të kulmojë në fundjavë, të premten dhe të shtunën ku temperaturat do të arrijnë -13 gradë Celcius. Kjo valë të ftohti me reshje dëbore dhe temperatura nën zero pritet të zgjasë deri të dielën.

Vetëm pas 5 ditësh temperaturat do të kthehen në vlerat e tyre normale.

Për shkak të motit të keq në detin Adriatik dhe Jon, Drejtoria e Përgjithshme Detare u kërkon subjekteve që ushtrojnë veprimtari lundrimore të kenë kujdes dhe të marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme që mund të vijnë si pasoje erës së fortë dhe temperaturave disa gradë nën zero.