Paralajmërohet valë e nxehtësisë këtë javë në Europë

Europa është vetëm katër ditë në verë dhe “nëna natyrë” është duke e rritur  nxehtësinë. Një valë e nxehtë  “potencialisht e rrezikshme” parashikohet të përfshijë kontinentin evropian  këtë javë, shkruan CNN.

Me verën përvëluese  të vitit  2018 dhe thatësirave ende të freskëta në mendjet e evropianëve, shumë po pyesin nëse kjo verë do të shfaqë më shumë nxehtësi këtë vit.

Falë ndryshimeve klimatike, këto lloje të valëve të nxehtësisë po ndodhin më shpesh. “Valët e nxehtësisë janë në rritje,” tha Stefan Rahmstorf, bashkë-kryetar në Institutin Potsdam për Hulumtime të Ndikimeve Klimatike dhe profesor në Universitetin Potsdam në Gjermani.

“Verërat më të nxehta në Evropë që nga viti 1500  kanë ndodhur rradhazi në vitet e fundit  : 2018, 2010, 2003, 2016, 2002,” tha Rahmstorf.

Të dhënat globale të nxehtësisë po vendosen pesë herë më shpesh se sa ato në një klimë të qëndrueshme dhe sipas Rahmstorf, ajo që po shohim është pikërisht ajo që parashikohej nga shkencëtarët e klimës si rezultat i rritjes së temperaturave globale të shkaktuara nga rritja e emetimit të gazrave serrë nga djegia e thëngjillit, naftës dhe gazit, të paralajmëruara vite më parë.

Temperaturat këtë javë  priten të rriten rreth 20 gradë Celsius mbi mesataren sezonale prej 22 gradë Celsius.

Shërbimi  i parashikimit të motit  kombëtar francez Météo-France po bën thirrje për rritje të temperaturave gjatë javës, në shumë qytete duke përfshirë Parisin dhe Lyonin që afrohen rreth  40 gradë Celsius, diçka që kurrë nuk ka ndodhur në qershor.

Sipas Météo-France, kjo valë e nxehtësisë “premton të jetë e jashtëzakonshme” për qershorin. Valët e nxehtësisë janë të zakonshme në korrik dhe gusht. “Që nga viti 1947, vera e vetme e nxehtësisë në qershor ka ndodhur në vitin 2005. Kjo duket shumë më intenzive, e pazakontë për  në qershor.”

Rritja e valëve të nxehtësisë si kjo “pritet të dyfishohet deri në vitin 2050,” tha Météo-France dhe pa ulje të ndjeshme ndaj emetimeve të gazrave serë, ato mund të jenë më të forta dhe më të gjata se në të kaluarën e afërt.

Valët e nxehtësisë janë disa nga manifestimet më të drejtpërdrejta të ndryshimeve klimatike, sipas Panelit Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimatike dhe Evropa nuk është sigurisht vendi i vetëm që do ta përjetojë ngrohjen.

Valët e nxehtësisë vdekjeprurëse do të jenë një problem shumë më i madh në dekadat e ardhshme, duke u bërë më i shpeshtë dhe duke ndodhur në një pjesë shumë më të madhe të planetit për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një studimi të botuar dy vjet më parë në revistën “Nature Climate Change”.

Përgatiti: Egzon Dahsyla