Paisjet Mobile Ndikojnë në të Folurit e Fëmijëve

“Besoj se studimi i parë i përdorimit të pajisjeve mobile ndikon te vonesa e komunikimit te fëmijët”

Prindërit e ri ndoshta me arsye shqetësohen për shkak se fëmija i tyre kalon për një kohë të gjatë duke shikuar pajisjet mobile. Një studim i ri tregon se përdorimi i pajisjeve të tilla ndikon në vonesën e të folurit te këta fëmijë.

“Besoj se studimi i parë i përdorimit të pajisjeve mobile ndikon te vonesa e komunikimit te fëmijët, por në bazë të studimit nuk mund të nënvizohen konkludime definitive”, tha ajo.

Por, American Academy of Pediatric konfirmon rekomandimin e vet se fëmijët nën moshën 18-muajshe nuk duhet të përdorin pajisje teknologjike, pasi pediatrit besojnë se zhurma dhe aktivitetet e lidhura me pajisjet largojnë fëmijët nga prindërit.

Sa i përket fëmijëve të moshës 18-24 muaj, AAP ka hequr dorë nga ndalesa e plotë dhe rekomandon kontrollin e tyre nga ana e prindërve, në mënyrë që të kuptojnë se çfarë fëmijët e tyre shohin dhe ndiejnë.

Një studim i mëhershëm i organizatës, Common Sense Media tregon se në vitin 2011 vetëm 10 përqind e fëmijëve nën dy-vjeç përdorin pajisje mobile, por në vitin 2013 ky numër është ngritur në mbi 40 përqind. Deri sot me siguri se numri ka shënuar ende ngritje, edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare./ 21 Media.