
Dr.AFRIM GASHI - Reumatolog
Pacientët me sëmundje reumatike dhe vaksinimi anti-COVID
Pacientët që kanë sëmundje reumatike duhet të vaksinohen me vaksinën ANTI-COVID në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
Cdo pacient me sëmundje reumatike duhet të konsultohet me mjekun e tij reumatolog për çdo paqartësi. Pacientët që përdorin terapi imunomodulatore duhet të vaksinohen poashtu. Bazuar në të dhënat për vaksinat MARN ndaj COVID-19, nuk ekziston ndonjë preferencë e lartë për të përzgjedhur domosdoshmërisht ndonjëren prej tyre.
Pacientët me sëmundje reumatike duhet të marin edhe dozën e dytë të vaksinës së njejtë edhe në qoftëse paraqiten efekte anësore joserioze të lidhura me marrjen e dozës së parë.
Anëtarët e familjes dhe personat e tjerë të kontaktit të afërt duhet të vaksinohen sapo të jetë e mundshme me qëllim të arritjes së mbrojtjes indirekte të pacientëve me sëmundje reumatike.
Pacientët me sëmundje reumatike mund të shfaqin reagim të ashpër ndaj sëmundjes së COVID-19 prandaj ata në përputhje me situatën e tyre duhet gjithmonë të jenë në kontakt me mjekun e tyre reumatolog.
Asnjë pacient me sëmundje të tilla nuk duhet të marrë vendim për ndërprerjen e terapisë anti-reumatike pa konsultim me mjekun.
Në botë praktika tregon se përfitimet e imunizimit konsiderohen të jenë më të mëdha se rreziqet e mundshme.
Ajo që ka rëndësi të madhe është që edhe pas vaksinimit pacientët me sëmundje reumatike të respektojnë masat ANTI-COVID.
Mbani maskën, distancën dhe higjienën dhe evitoni vendet me numër të madh të njerëzve.