Rita Ora | Foto: Atdhe Mulla

Pa u bërë 24 orë, albumi i Ritës i pari në tabelën botërore të iTunes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dje ka publikuar albumin e dytë në karrierën e saj të titulluar “Phoenix”.

Por, ende pa u bërë 24 orë, albumi i Ritës ka arritur të renditet i pari në tabelën botërore të iTunes, duke lënë pas emrat më të njohur të industrisë së muzikës, shkruan rtv21.tv.

Disa këngë të këtij albumi, këngëtarja i publikoi gjatë këtyre ditëve të fundit. Dje Rita publikoi dy këngë,  “Summer Love” në bashkëpunim me Rudimental dhe “Keep Talking” në bashkëpunim me Julia Michaels, këngë të cilat Rita i solli vetëm në versionin audio.

Pjesë e këtij albumi janë këngët e njohura si: “Anywhere”, “Your Song”, “Let you love me”, “Girls”, në bashkëpunim me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX, “Lonely Together” bashkëpunimi i suksesshëm me Aviciin, “Falling To Pieces”, “Cashmere” dhe “Velvet Rope”.