Foto: Facebook\ Feronikeli

Pa fitues mbyllet derbi Drita- Feronikeli (Foto)

Është mbyllur pa fitues derbi i xhiros së 16-të ndërmjet Dritës dhe Feronikelit.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 1-1, e vlefshme për Ipko Superligën e Kosovës.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, në minutën e ’41, ku shënoi kapiteni Lapidar Lladrovci me kokë, pas një krosimi nga Yll Hoxha.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e mysafirëve.

Në pjesën e dytë Drita u këndell dhe prej fillimi kërkoi barazimin, dhe ia arriti qëllimit.

Golin e barazimit e shënoi Bujar Shabani në minutën e ’69.

Pas këtij barazimi Feronikeli përsëri mbetet në pozitën e dytë me 36 pikë.

Ndërsa Drita në pozitën e pestë me 23 pikë.