Operohet me sukses Arbër Zeneli (FOTO)

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe skuadrës franceze Reims, Arbër Zeneli e ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjike në këmbë pas lëndimit të rëndë që e pësoi në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

Zeneli e ka kaluar me sukses operimin, pasi i kishte këputur ligamentet e gjurit të këmbës së djathtë.

Arbër Zeneli pritet të mungojë 6 deri në 9 muaj dhe do të jetë një mungesë e madhe për Kosovën dhe skuadrën e tij.

Ai është njëri prej futbollistëve më të dalluar te kombëtarja e Kosovës.

Zeneli ka shkruar se i ka shkuar operacioni mirë dhe do të rikthehet më i fortë se kurrë.