DIOLA DOSTI- BAFTIU - FOTO FCB

Nutricionistja Diola Dosti kandidate për Global Women Awards

Global Women Awards 2019 do të jetë pjesë e Global Women Summit me 13-14 korrik në Londër.

Kandidate që ta përfaqësoj Kosovën në këtë Samit do të jetë Nutricionistja Diola Dosti- Baftiu.

“Në kategorinë Global Women Aspirational për Kosovë, jam përzgjedhur edhe unë dhe kjo ishte surprizë për mua”, ka thënë Dosti Baftiu.

Eventi i madh i promovimit të gruas do të mbahet në Londër. Samiti i tretë i Gruas në nivel të botës u mbajt në Nju Jork, më 14-15 korrik të vitit të kaluar.

Për dy ditë atje kishte fjalime inspiruese dhe edukative nga gratë pjesëmarrëse nga e gjithë bota.