Nebojsa Raus -AP - content.time.com burimi

Numri i kosovarëve që vozisin Zastava Yugo

Veturat të prodhuara në kohë së ish-Jugosllavisë janë ende në qarkullim në rrugët e Kosovës.

Zastava Koral gjithashtu e shitur si Yugo është prodhuar më parë nga Zastava Automobiles, në qytetin e Serbisë, Kragujevac.

KALLXO.com ka siguruar të dhëna nga Ministria e Punëve të Brendshme, që sipas tyre në Kosovën janë 1222 vetura Zastava -Yugo.

Zastava – Yugo është prodhuar nga viti 2 korrik 1977 dhe vazhdoi prodhimtarinë deri më 11 nëntor 2008, që gjithsej 794,428 u prodhuan gjatë kësaj periudhe.

Veturat serbe ‘Yugo’ ka marrë famë jo të mirë, ku shumë prej revistave amerikane e kanë vlerësuar si veturat më të keqe mileniumit.

Car Talk emisioni amerikan e ka cilësuar si një nga veturat më të këqija në histori, TIME dhe Complex Magazine, tipat Yugo GV dhe Yugo 45 i kishte radhitur në listën e “50 veturave më të këqija të viteve 80”.

Veturat Zastava ishin prodhues të makinave serbe, një degë e grupit të Zastavës mjeteve të cilat falimentuan në maj 2017.

FOTO BURIMI: http://content.time.com