Ibrahim Dresheviq

Një shqiptar i Malit të Zi ‘i gatshëm’ t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll është ka marrë brenda vetes edhe një futbollist të ri.

Fjala është për shqiptarin me prejardhje nga Mali i Zi, por i rritur në Suedi, qendër-mbrojtësin Ibrahim Dresheviq.

Ai gjendet në listën e të ftuarve të Bernard Challandes për ndeshjet e radhës të Kosovës kundër Malit të Zi e Bullgarisë.

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala konfirmoi për KALLXO.com se Dresheviq është i gatshëm ta veshë fanellën e Kosovës.

“Me Ibrahimin kemi qenë në kontakt për rreth 5 muaj. Më herët nuk ka luajtur për asnjë kombëtare tjetër”, tha Shala.

“Nuk është që i është dashtë shumë kohë për ta marrë vendimin. Ia kemi shpjeguar projektin tonë dhe ka qenë i gatshëm”, shtoi Bajram Shala.

Dresheviq, 22 vjeçar, aktualisht luan në kampionatin holandez, për ekipin Heerenveen.

Kombëtarja e Kosovës është afër që ta marrë edhe mesfushorin e OSC Lille, Arton Zekaj, i cili deri tani ka qenë pjesë e ekipeve të reja të Serbisë.

FFK konfirmon: Futbollisti e lë Serbinë për të luajtur për Kosovën