BURIMI I FOTOS - huffpost.com

Një fermere gjermane kursen paratë e karburantit duke udhëtuar me karrocë kuajsh

Udhëtimi i Stephanie Kirchner për në punë është bërë më i gjatë, por, thotë ajo, me kosto më të lirë: ajo ka lënë veturën e saj në shtëpi dhe tani udhëton me karrocë me kuaj.

Pronarja e fermës Stud dhe trajnerja e kuajve Kirchner, 33 vjeç, thotë se ajo vendosi “nuk mund të vazhdojë kështu” pasi çmimet e karburantit u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës. “Duke qenë se dyshova edhe për vjeljen e barit dhe gjithçka tjetër që do të bëhet shumë, shumë më e shtrenjtë, atëherë vendosa  ‘se duhet të kursejmë pak para’”, thotë ajo.

Pra, ajo ka vendosur që udhëtimin për në punë afërsisht 6 kilometra larg nga shtëpia e saj në Gjermaninë perëndimore ta bëjë me karrocë me kuaj. Kjo e ia zgjat udhëtimin asaj në njërin drejtim nga 10-15 minuta deri në një orë shtesë.

Por Kirchner llogarit se, duke pasur parasysh sa karburant harxhon SUV-i i saj Toyota, ajo kursen rreth 250 euro në muaj duke e përdorur karrocën e saj me kuaj për çdo ditë.

Karroca e saj, e tërhequr nga dy kuaj, është e njohur për fëmijët dhe disa të tjerë. Por “natyrisht që njerëzimi është frenetik dhe më pas disa njerëz bëhen nervozë pse nuk mund të më tejkalojnë aq shpejt sa duhet,” thotë Kircher.

Ajo pranon se përgjigja e saj ndaj rritjes së çmimeve të karburantit nuk është për të gjithë.

“Unë nuk mund ta vendos një kalë në një garazh parkimi,” thotë ajo. “Mendoj se shumë më shumë kalorës kuajsh do ta bënin një gjë të tillë nëse do të krijoheshin mundësitë  për parkimin e kuajve.”/Associated Press