Panda më i vjetër në botë, Foto: Ocean Park

Ngordh panda më i vjetër në botë

Panda mashkull më i vjetër në botë ka ngordhur në robëri të enjten në një park zoologjik në Hong Kong, raporton BBC.

Panda, i quajtur An An, u eutanizua në moshën 35-vjeçare – ekuivalenti i një njeriu që jeton deri në 105 vjeç. Eutanizimi është akti ose praktika lejimit të vdekjes së individëve të sëmurë (të tillë si persona ose kafshë shtëpiake).

Qyrtarët në Ocean Park thonë se vendimi u mor pasi panda tregoi “shenja të përkeqësimit” gjatë javëve të fundit.

An An, së bashku me partneren e tij Jia Jia, iu dhuruan Hong Kongut nga qeveria qendrore e Kinës në vitin 1999.

Autoritetet e Ocean Park thanë se konsumimi i ushqimit nga panda kishte rënë në mënyrë progresive, derisa më pas ai ndaloi të merrte ushqim të ngurtë dhe filloi të jetonte vetëm me ujë dhe pije elektrolite.

Kujdestarët e pandas vunë re gjithashtu se nivelet e aktivitetit të tij kishin rënë gjersa dhe periudhat e pushimit të tij po rriteshin gjithnjë e më shumë.

Zyrtarët e parkut përfundimisht vendosën të eutanizojnë ariun “për të lehtësuar shqetësimin e pandas geriatrike”, thanë ata në një deklaratë të enjten.

“An An na ka sjellë kujtime të bukura me momente të shumta që të ngrohin zemrën. Zgjuarsia dhe lojëra e tij do të mungojnë shumë,” tha Paolo Pong, Kryetar i Ocean Park Corporation.

Ocean Park ka qenë në të kaluarën nën kritika, nga aktivistët të cilët veçanërisht kritikonin shfaqjet me delfinët – të cilat përfundimisht u ndaluan, megjithatë disa thonë se kjo nuk ishte e mjaftueshme.

“Vendimi i Ocean Park për t’i dhënë fund shfaqjeve të delfinëve, por për t’i mbajtur kafshët si një mashtrim turistik është një mundësi etike dhe financiare e humbur,” tha më pas Jason Baker, nënkryetar i PETA.

Sipas BBC, ky park vazhdon të mbajë në robëri një gamë të madhe krijesash, nga delfinët tek pinguinët.

Lindur në natyrë në Sichuan, An An mbërriti me partnerja e tij në Hong Kong në vitin 1999.

Por partnerja e tij, Jia Jia, vdiq në vitin 2016 në moshën 38-vjeçare, duke u bërë panda më e vjetër femër në robëri.

Dy panda të tjera – Ying Ying dhe Le Le  vazhdojnë të mbeten në kopshtin zoologjik “Ocean Park”.

Jetëgjatësia mesatare e specieve është nën 20 vjet në të egra, por ato mund të jetojnë më gjatë në robëri.

Kina i konsideron pandat një thesar kombëtar, por i ka huazuar ato në vende të tjera si një mënyrë për të krijuar miqësi politike në të gjithë globin./BBC