Neymar mund të rikthehet në Barcelonë

Braziliani Neymar shumë shpejt mund të rikthehet në ish klubin e tij Barcelona, verën e ardhshme.

Kështu raportojnë mediat spanjolle, sipas të cilave, Neymar muajin e kaluar është takuar me zyrtarë të Barcelonës për të diskutuar rikthimin e tij në Kataloni.

Sipas Catalunya Radio, 26 vjeçari para Krishtlindjeve është takuar me agjentin e Barcelonës Andre Cury, për të arritur transferimin.

Mediat në Spanjë ka disa kohë që raportojnë për rikthimin e mundshëm të Neymarit, i cili duket se është bërë pishman për largimin e tij nga Barcelona.

Ai u transferua në verën e vitit 2017 tek PSG-ja për një çmim rekord prej 222 milionë eurove, duke e bërë transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.