Nënat sakrifikojnë gjumin edhe 6 vite pas lindjes së fëmijës

 

Çdo prind i ri pret net të tëra pa gjumë me foshnjën tyre të porsalindur që qanë.

Por, lajmi i keq është se ju do të jeni pa gjumë edhe 6 vite pasi të keni sjellë në jetë fëmijën tuaj.

Një studim i Universitetit të Warwick me 4600 prindër zbuloi se mesatarisht nënat humbasin 1 orë gjumë në tre muajt e parë pas lindjes, ndërsa baballarët sakrifikojnë vetëm 13 minuta.

Nënat janë më të privuara nga gjumi sesa baballarët derisa fëmija të mbush 6-vjeç.

Ky studim tregon se nënat humbasin 22 minuta gjumë çdo natë edhe pasi fëmija të ketë nisur shkollën, krahasuar me 14 minutat që humbasin baballarët.

Fëmijët pasi nisin shkollën kanë të tjera shqetësime, si gripi apo makthi gjatë natës.

Mirëpo studimi tregon se nënat nuk flenë rehat edhe nga meraku për fëmijët.