Foto: Vëllaznimi/Facebook

Në vikend starton Liga e Parë me ndeshje interesante

Të shtunën do të startoj Liga e Parë, në futboll me ndeshje interesante.

Xhiroja e 17-të do të startoj me dy ndeshje të shtunën, Ramiz Sadiku-Dukagjini dhe Trepça- Fushë Kosova.

Ndërsa të dielën zhvillohen edhe gjashtë ndeshje, e më interesantja pritet të jetë derbi i anamoravës ndërmjet Kikës dhe Bashkimit, klube këto që vijnë nga Komuna e Kamenicës.

Të gjitha ndeshjet luhen prej orës 13:00.

Liga e Parë – Java e 17-të

E shtunë, ora 13:00

Ramiz Sadiku – Dukagjini
Trepça – Fushë Kosova

E diel, ora 13:00

Onix – Drenasi (ndeshja zhvillohet në Istog)
Vëllaznimi – 2 Korriku
Arbëria – Vushtrria (ndeshja zhvillohet në Lipjan)
Kika – Bashkimi
Vllaznia – Istogu
Vitia – Besa