Në Prag të Festivalit “Beer And Whine Fest” në Prishtinë

“Beer and Wine”,vjen me shumë risi

Beer and Wine fest do të hapet me datë 30 qershor e do të zgjasë deri me 4 korrik në Platonë e Pallatit të Rinisë në kryeqytet. Tashmë organizatoret janë në përfundim të përgatitjeve për këtë edicion.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” ishte Besnik Ejupi një nga organizatorët e këtij edicioni i cili zbuloi se çka do ta karakterizojë këtë edicion të “Beer and Whine Fest 2017”.

Ai tha se gjitha kushtet janë të parapara të jenë në nivel për të filluar festivali nga e premtja e që për herë të parë do të zgjasë pesë ditë dhe kjo për arsye të interesimit të madh.

Në edicionin e pestë të festivalit “Beer and Whine” do të marrin pjesë rreth 23 kompani të birrës dhe verës ndërsa pritet që të gjitha kompanitë të vijnë me oferta promocionale.

Besnik Ejupi tha se pas shumë kërkesave të publikut në këtë festival do të përformojnë artistë të njohur të estradës tonë, këngëtari nga Shqipëria Alban Skenderaj, grupi Elita 5 si dhe shumë DJ të njohur.

Ai tha se edhe këtë edicion numri i sigurimeve do të jetë i përballueshëm për të gjithë hyrjet dhe daljet e festivalit, ndërsa për të hyrë në këtë festival duhet paguar 1 euro./21Media