Në Egjipt zbulohet një nga vendbanimet më të vjetra neolitike

Arkeologët egjiptianë gjatë gërmimeve hasën në një nga vendbanimet më të vjetra që gjendeshin ndonjëherë në deltën e Nilit, mbetjet e të cilave datojnë që në periudhën para faraonit.

Ministria egjiptiane e hulumtimeve arkeologjike tha sot se ky vendbanim neolitik u zbulua në Tel el-Samara, rreth 140 kilometra në veri të Kajros.