Foto: Roma/Twitter

Ndeshja Roma – Milan përfundon pa fitues (Foto)

Derbi i xhiros së 22-të në Serie A, ndërmjet Romës dhe Milanit, ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1-1.

Milan kaloi në epërsi në minutën e 26’ me golin e sulmuesit Piatek, pas asistimit të Paquetas.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Milanit.

Në pjesën e dytë e pamë një Romë krejtësisht ndryshe nga ajo e para.

Nicolo Zaniolo me të filluar pjesa e dytë në minutën e 46’ e barazoi rezultatin.

Pas këtij barazimi Roma mbetet në vendin e pestë me 35 pikë, ndërsa Milan në vendin e katërt me 36 pikë.