Ndeshja Prishtina- Llapi, shikuesit nuk i zë 'Fadil Vokrri'

Një numër i madh i tifozëve kanë ardhur sot për të përcjellë ndeshjen Prishtina- Llapi e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Disa nga ta nuk kanë arritur të hyjnë brenda në stadium, pasi janë mbyllur dyert.

Një qytetar ka dërguar fotografi ku tifozët të cilët kanë mbetur jashtë stadiumit.

Ndërsa, brenda në stadiumin “Fadil Vokrri” shihet se janë mbledhur një numër i madh i tifozëve për të parë ndeshjen e xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës.

KALLXO.com raportoj më herët se në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë për të përcjellur ndeshjen Prishtina- Llapi ka ardhur sot edhe trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.

KALLXO.com ju sjell fotografi të  stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.