Foto: Manchester United/Twitter

Ndeshja Manchester United- Liverpool mbyllet pa fitues (Foto)

Superderbi anglez ndërmjet Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Pjesa e parë u karakterizua lëndime të lojtarëve, pasi  katër sish u detyruan ta lëshojnë fushën.

Fillimisht Ander Herrera u lëndua në minutë ne 21’ i cili u zëvendësua nga Pereira.

Në minutën e 25’ Juan Mata u lëndua dhe në vend të tij hyri Lingard.

Por Lingardit nuk i shkoi gjatë dhe në minutën e 43’ u lëndua të cilit iu desh të zëvendësoj nga Alexis Sanchez.

Ndërsa te Liverpooli u lëndua Roberto Firmino në minutën e 31’.

Në pjesën e dytë nuk pati gola, me një lojë jo të mirë nga të dy skuadrat.

Pas këtij barazimi Liverpooli mbetet në vendin e parë me 66 pikë.

Manchester United e humb një vend, pasi bie në vendin e pestë me 52 pikë.