Ndeshja Kosovë- Poloni përfundon baras

Takimi Kosovë-Poloni ka përfunduar me rezultat të barabartë 23-23.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për djem gjatë pjesës së parë ka qenë në epërsi ndaj Polonisë me rezultat 14-13.

Gjithashtu, edhe në pjesën e dytë Kosova ishte në epërsi deri në sekondat e fundit mirëpo, Polonia arriti që krejt në fund ta barazojë rezultatin.

Ndeshja është zhvilluar me fillim nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, përcjellë rtv21.tv

Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Përfaqësuesja jonë takimin e radhës do ta ketë me 16 qershor në Nyrberg me Gjermaninë. /21Media