Ndërhyerjet estetike jokirurgjike, këshilla nga doktoresha Liona Lipa

Rrudhat në fytyrë janë shqetësim i shumë njerëzve që në shpirt ndjehen të rinj dhe duan edhe të duken ashtu edhe me kalimin e viteve, kërkesat për ndërhyrje estetike jokirurgjike po rriten cdo ditë e më shumë, thotë për KALLXO.com Liona Lipa doktoreshë e stomatologjisë dhe aplikuese e filterave dermal.

“Mënyra më e lehtë dhe e thjeshtë për të rritur vetëbesimin dhe për t’i dhënë fytyrës një pamje më të freskët arrihet përmes mbushjeve me filter dermal dhe tretmanit të fytyrës. Acidi hialuronik është preparati më i sigurt i cili nuk shkakton reaksione alergjike ose efekte të tjera anësore”, tha Lipa.

Sipas saj rëndësi të madhe ka që këto procedura të kryhen nga njerëzit e thirur për këto punë. Doktoresha thotë se tashmë është bërë trend që në rrjete sociale të shohim njerëz të mbuluar me gjak, ajo thotë se kjo është një formë e trajtimit të rrudhave.

“Ju ndoshta keni parë fotografitë në rrjetet sociale te fytyrave te famshme të mbuluar me gjak,kjo është në fakt një nga tendencat më të fundit të trajtimit të kujdesit të lëkurës, i njohur edhe si “fytyra e vampirëve”.Të famshmit duke përfshirë Kim Kardashian West dhe Bar Refaeli, janë përdorues të këtij tretmani te fytyrës të cilat mund të duken mjaft të frikshme për kanë rezultate të mëdha dhe te dukshme per lekurën”,  thotë ajo.

Lipa spjegon se në fakt ajo është plazmë gjaku e pasur me trombocite, e cila tashmë disa vite me sukses përdoret në mjekësi për shkak të efektit të fuqishëm në regjenerimin dhe shërimin e indeve.

“Plazma e pasur me trombocite përmban faktorë të shumtë të rritjes dhe të proteinave bioaktive, të cilat ndikojnë edhe në rigjenerimin dhe përtëritjen e flokëve dhe lekurës”, tha ajo.

Sipas doktoreshës ky tretman jo kirurgjik mund të përdoret në raste të ndryshme të problemeve me lëkurë.