Ndahet nga Jeta Xajë Nura

Ka vdekur shkrimtari Murteza Nura

Ndahet nga jeta Murteza Nura (i njohur si Xajë Nura), lindur më 27 nëntor 1935 në Pejë[1], rritur në Pejë, ka jetuar pjesën më të madhe të jetës në Gjakovë.

Dramaturgu dhe profesori Haqif Mulliqi këtë e ka bërë te ditur përmes një postimi në facebook.

“Lamtumirë i dashuri ynë, Baca Xajë.Unë dhe familja ime, të cilën e deshe dhe e cila të deshi aq shumë, nuk do të të harrojmë asnjëherë.Lamtumirë.E paç të lehtë amshimin në gjirin e mëmëdheut të cilit i kushtove një jetë të tërë, pa hile e lajka, e i cili, shpesh, ishte vetëm një njerkëdhé për ty.Do të më mungosh përjetë, miku dhe frymëzuesi im i pashterrur, Murteza Xajë Nura. Baca Xajë.Lamtumirë” ka shkruar ai.

Ishte aktivist i çështjes kombëtare, për të cilën gjë u burgos disa vite. Ai është piktor, poet e shkrimtar./21Media