Navas dhe Marcelo do të largohen nga Reali në fund të sezonit

Keylor Navas dhe Marcelo, duket se po e kalojnë sezonin e fundit në Real Madrid.

Keylor Navas prej ardhjes së Courtis nga Chelsea, është duke pasur vështirësi të gjejë vend në formacionin e Real Madridit dhe kjo është arsyeja që ai pritet të largohet nga madrilenët.

Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, edhe Marcelo do të largohet nga Reali në fund të këtij sezoni.

Marcelo mund t’i bashkohet Juventusit, pasi në media kanë qarkulluar zëra se mund të bashkohet me Ronaldon te skuadra italiane.

Reali është duke tentuar që prej sezonit të ardhshëm të freskojë skuadrën me lojtarë të rinj si Paul Pogba, Neymar dhe Harry Kane.