Napoli po e konsideron transferimin Pepes

Napoli është duke shikuar që të gjej alternativë të mirë në fazën e sulmit për sezonin e ri.

Dje presidenti i klubit De Laurentins, ka thënë se nuk do ta transferojnë Mauri Icardin, pasi argjentinasi po e dëshiron transferimin te Juventusi.

Nënkampionët e Italisë tani janë fokusuar te një synim tjetër.

Ai është sulmuesi i Lille Nicolas Pepe, këtë e konfirmon “Corriere dello Sport”.

Për Pepen kanë shprehur interesim skuadrat si Arsenal, Bayern Munich dhe Everton.

Mirëpo, Napoli pasi ka dështuar për ta transferuar Rodrigon e Valencias dhe Mauro Icardin, tani vëmendjen e kanë kthyer nga sulmuesi i Bregut të Fildishtë Nicolas Pepe.