Napoli mposht me lehtësi Zurichun e Kolollit dhe Kryeziut (Foto)

Napoli ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 2-0, ndaj Zurich të Benjamin Kolollit dhe Hekuran Kryeziut.

Rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet ishte 5-1, pasi napolitanët fituan në Zvicër me rezultat 3-1.

Vendasit shënuan në minutën e 43’ me Simone Verdin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, përsëri ata që shënuan ishin vendasit.

Ounas shënoi në minutën e 75’ për rezultatin 2-0.

Pas kësaj fitore Napoli kualifikohet në 1/8 e finales në Europa League.