Napoli monitoron Belottin dhe Immobilen

Napoli duket se sezonin e ardhshëm 2019/2020 dëshiron që ta freskojë fazën e sulmit.

Sipas “Calcio Mercatos”, gazetë e sportit në Itali, Napoli është duke e monitoruar kapitenin e Torinos Andrea Belottin dhe sulmuesin e Lazios Ciro Immobile.

Belotti ka kontratë me Torinon deri në vitin 2021, prandaj mund të largohet ne verë për të bërë një hap më përpara në karrierën e tij.

Immobile pritet të largohet nga Lazio, vetëm nëse lacialët nuk arrijnë të kualifikohen për Ligën e Kampionëve.

Nga Napoli në afatin kalimtar të verës pritet të largohet Lorenze Insigne ose Dries Mertens.