Napoli fiton si mysafir ndaj ekipit të fundit në tabelë (FOTO)

Napoli është rikthyer te fitorja, pasi e ka mposhtur Chievon me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A.

Mysafirët  e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 15’ me Koulibalyn.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e mysafirëve 1-0.

Në pjesën e dytë Milik e dyfishoi epërsinë në minutën e 64’.

Për trefishimin e epërsisë përsëri shënoi qendërmbrojtësi Koulibaly.

Chievo krejt çka arriti të bënte në këtë ndeshje e shënoi golin e nderit me Cesarin në minutën e 90’.

Napoli pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e dytë me 67 pikë.

Ndërsa Chievo në vendin e fundit me 11 pikë.