Napoli e dëshiron transferimin e Manolas

Napoli është në bisedime me Romën për qendërmbrojtësin grek Kostas Manolas.

“Sky Sport”, raporton se Napoli tashmë i ka nisur bisedimet me Romës për Manolas, i cili duket se e ka të sigurt largimin nga kryeqyteti i Italisë.

Napoli i ka ofruar Romës mesfushorin Amadou Diawara plus para shtesë për mbrojtësin grek.

Mirëpo, Roma nuk ka pranuar këtë ofertë dhe dëshirojnë 36 milionë euro.

Për Manolas më herët kanë shprehur interesim edhe skuadra nga Premierliga.