Napoli e dërgoi Frosinonen drejt Serie B - VIDEO

Napoli ka shënuar një fitore me rezultat 2-0, si mysafir ndaj Frosinones në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 19’ me Dries Mertensin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar 2-0, shënoi Younes në minutën e 49’.

Pas kësaj fitoreje Napoli mbetet në vendin e dytë me 70 pikë.

Ndërsa Frosinone më këtë humbje rrezikon shumë që në sezonin e ardhshëm të bie në Serie B, pasi është në vendin e parafundit me 23 pikë, 10 më pak se Udinese e cila është në vendin e 17-të, vend i cili ia siguron mbijetesën në Serie A.

Për ta parë golin klikoni KËTU.