Munishi: Vëllaznimi do të luftojë në të dy frontet, kush nuk pajtohet le të blejë zhileta

Foto: Facebook/Vellaznimi

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, pasi e ka eliminuar Dritën dje në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, ka qenë shumë aktiv me deklaratat e tij.

Munishi dje ishte përjashtuar nga loja dhe një pjesë të lojës e ka përcjellë nga tribunat.

E trajneri i gjakovarëve ka shkruar në Facebook se e kanë eliminuar skuadrën më të fortë, duke aluduar në Dritën.

Sipas tij, skuadra e Vëllaznimit do të luftojë në të dy frontet, që domethënë edhe për Kupën e Kosovës dhe për inkuadrimin në Superligën e Kosovës,  pasi skuadra e tij momentalisht në Ligën e Parë pozicionohet në vendin e pestë me 29 pikë.

“Skuadrën më të fortë e kemi eleminuar, Drita ka super ekip. Do të luftojmë në të dy frontet si luana, kush nuk pajtohet e sygjeroj të blej zhileta”, ka shkruar Munishi.

Ramiz Lladrovci premton hapjen e kontratave

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend