Mungesa e madhe në listën e Spanjës

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka lënë jashtë listës për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Norvegjisë dhe Maltës mesfushorin e Real Madrid, Isco.

Isco është përballur më një situatë të pakëndshme muajve të fundit në Madrid, pasi ka pasur vështirësi për tu aktivizuar si startues nën drejtimin e trajnerëve Solari dhe Lopetegui dhe duket se kjo ka ndikuar edhe në kombëtare, por me rikthimin e Zidanit në Real, pritet që të aktivizohet më shumë.

Përveç Iscos, ish trajneri i Barcelonës ka lënë jashtë edhe mesfushorin Saul Niguez, duke vendosur për të sjellë fytyra të reja si Jaime Mata të Getafes e Sergio Canales të Betisit.

Mbrojtësi i Sevillës, Sergi Gomez dhe mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz, janë gjithashtu prurjet e reja të Enriques në listën e futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme.

Ndërsa kjo është lista e plotë e futbollistëve të “La Roja” : De Gea, Kepa Arrizabalaga, Pau Lopez, Jose Gaya, Jordi Alba, Juan Bernat, Mario Hermeso, Inigo Martinez, Sergio Ramos, Sergi Gomez, Jesus Navas, Sergi Roberto, Sergio Busquets, Rodri Hernandez, Dani Ceballos, Fabian Riuz, Sergio Canales, Dani Parejo, Alvaro Morata, Rodrigo Morenom Marco Asensio, Iker Muniain dhe Jaime Mata.