Muller i kërkon falje Tagliaficos, pas ndërhyrjes së rrezikshme ndaj tij (Video)

Thomas Muller i ka kërkuar falje mbrojtësit argjentinas,  Nico Tagliaficos, për ndërhyrjen horror që i bëri mbrëmë në ndeshjen Ajax- Bayern Munich, e cila përfundoi me rezultatin 3-3.

Muller pas ndërhyrjes ndaj Tagliaficos u ndëshkua direkt më karton të kuq në minutën e 75.

Sulmuesi i Bayernit, sot ka shkruar në Twitter, dhe i ka kërkuar falje Nicos, duke i thënë se nuk ishte i qëllimshëm faulli i tij.

“Do doja t’i kërkoja falje Nico  Tagliaficos për incidentin e mbrëmshëm. Nuk kishte diçka të qëllimshme tek faulli. Shërim të shpejtë” ka shkruar Thomas Muller në Twitter.

Për ta parë videon, klikoni KËTU.